Mediat në Itali shkruajnë se Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratën katër-vjeçare me Juventusin, duke u kthyer pas dy sezonesh, kur ishte shkarkuar.
Media të shumta këtë mbrëmje shkruajnë se dokumentet janë përfunduar dhe një njoftim është shumë afër.
Ky është një rikthim për Allegrin, i cili u shkarkua në verën e vitit 2019 pavarësisht se fitoi pesë tituj radhazi të Serie A, duke arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo kishin nga një sezon në krye të skuadrës, duke fituar trofe, por nuk arritën të kishin të njëjtin ndikim sikurse Allegri.
Pirlo shkarkohet pas vetëm një viti, pasi kishte fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italiasë.
Me largimin e drejtorit Fabio Paratici, dera ishte hapur që Allegri të kthehej, pasi ai nuk i kishte mbyllur kontaktet me presidentin Andrea Agnelli.
Mësohet se trajneri ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë 9 milionë euro për sezon, një rritje page që nuk e kishte më parë. /Telegrafi/