Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro pasi mori karton të kuq në fitoren ndaj Atalantas.
Allegri humbi durimin në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë të së mërkurës kundër Atalantës dhe u gjobit dhe u dënua me dy ndeshje.
Gjyqtari sportiv i Serie A i ka dhënë zyrtarisht Allegrit një pezullim me dy ndeshje , të vlefshme për ndeshjet e Kupës së Italisë, plus një gjobë prej 5000 euro.
Kjo, në letër, do të thotë se trajneri italian do të lejohet të jetë në stol në ndeshjen e radhës të Serie A kundër Bolognas në “Stadio Dall’Ara” të hënën, më 20 maj.
Sidoqoftë, Juventus mund të vendosë të shkarkojë Allegrin para ndeshjes së ardhshme të kampionatit për shkak të sjelljeve të tij gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë.
Allegri me sa duket refuzoi komplimente nga drejtori i klubit, Cristiano Giuntoli dhe madje kërcënoi redaktorin e Tuttosport, Guido Vaciago pas ndeshjes, kështu që Bianconerët po mendojnë ta shkarkojnë atë para fundit të sezonit. /Telegrafi/