Mërgim Mavraj ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Francës me rezultat 2:0.
Mbrojtësi shqiptar tha se nuk është befasi që humbën në sekondat e fundit kur dihet kualiteti i francezëve.
“Nuk është befasi që humbën kundër francezëve kur luani kundër një ekipi shumë cilësor. Në këtë nivel diçka e vogël e vendos lojën”.
“Pas ndeshjes do t’i analizojmë gjërat dhe besojmë në fitore kundër Rumanisë”, tha Mavraj.
Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë. /Telegrafi/