Tashmë është bërë traditë këto ditë që “fshf.org” të publikojë nga një intervistë në ditë me lojtarët e Kombëtares që janë grumbulluar për kampionatin europian “Francë 2016”, dhe sot e ka patur radhën qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj të flasë për uebsajtin zyrtar të federatës.
Si ndiheni për faktin që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Ndjeva kënaqësi , një lloj tjetër kënaqësie, të paprovuar më parë. E ndjeja që ishte diçka e madhe.
Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Ky është një shans shumë i madh , dhe nuk kemi gjë për të humbur. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua, për ekipin dhe për të gjithë shqiptarët.
Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kam filluar të luaj kur isha rreth 10 vjeç. Nuk ishte diçka e planifikuar. Ishte thjesht për qejf. Në ato momente doja të bëhesha polic. Por Zoti donte që të bëhesha futbollist. E nisa karrierën kur isha 20 vjeç.
Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Nëse do të bëhesh lojtar , do shijosh dhe ndjesh emocione të jashtëzakonshme, që mund t’i marrësh vetëm kur luan.
Cilat janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Duam të bëjmë surprizën, duam që t’i tregojmë Evropës se kemi punuar dhe jemi përmirësuar shumë.