Telegrafi

Mavraj sqaron pse kërkoi fanellë të veçantë të Kombëtares

Refuzimi i Mërgim Mavrajt që të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë gjatë stërvitjeve, bëri bujë të madhe në media.

Edhe pse është i detyruar që të veshë fanellën që përmban sponsorin e Kuqezinjve, qendërmbrojtësi shqiptar ka refuzuar ta veshë për shkak se reklamohet birra.

Lexo më shumëMavraj nuk e vesh fanellën e Kombëtares shqiptare! (Foto)

Për këtë arsye, stafi i Kombëtares është detyruar t’i bëjë një fanellë, ku nuk figuron emri i pijes alkoolike.

Dhe si një praktikues i fesë islame, përmes një postimi në Facebook, ai sqaron pse e ka marrë atë vendim.

“Hallallin s’e bëjmë haram. Haramit s’i bëjmë reklamë”, shkruan Mavraj. /Telegrafi/