Refuzimi i Mërgim Mavrajt që të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë gjatë stërvitjeve, bëri bujë të madhe në media.
Edhe pse është i detyruar që të veshë fanellën që përmban sponsorin e Kuqezinjve, qendërmbrojtësi shqiptar ka refuzuar ta veshë për shkak se reklamohet birra.
Lexo më shumë: Mavraj nuk e vesh fanellën e Kombëtares shqiptare! (Foto)
Për këtë arsye, stafi i Kombëtares është detyruar t’i bëjë një fanellë, ku nuk figuron emri i pijes alkoolike.
Dhe si një praktikues i fesë islame, përmes një postimi në Facebook, ai sqaron pse e ka marrë atë vendim.
“Hallallin s’e bëjmë haram. Haramit s’i bëjmë reklamë”, shkruan Mavraj. /Telegrafi/