Telegrafi

Mavraj si Conte e Sampaoli, merr dëmshpërblim të madh për ta prishur kontratën me Hamburgun

Mërgim Mavraj më nuk është pjesë e skuadrës gjermane Hamburg.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëputur kontratën me klubin e famshëm gjerman pasi nuk ishte në planet e HSV.

Por Mavraj duroi dhe nuk dëshiroi njëanshëm ta shkëpuste kontratën dhe e la punën në dorë të klubit.

Reprezentuesi shqiptar ka marrë dëmshpërblim nga klubi gjerman për prishjen e kontratës.

Mavraj është paguar njëjtë si trajnerët Antonio Conte për shkarkimin nga Chelsea apo Jorge Sampaoli nga Argjentina.

32-vjeçari nuk ka marrë milionat si Conte e Sampaoli, por Hamburgu është detyruar ta paguajë 300 mijë euro për largimin nga skuadra.

Kësisoj tani qendërmbrojtësi është lojtar i lirë dhe mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Palermo, Deportivo La Crouna dhe Trabzonspor janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin shqiptar. /Telegrafi/