Site icon Telegrafi

Mavraj: Nuk kisha munguar kaq gjatë, duhet të mësohemi me idetë e Edy Rejas

Foto: Supersport.al

Mërgim Mavraj u rikthye pas tri ndeshjesh pezullim dhe mbajti shiritin e kapitenit në sfidën ndaj Moldavisë, të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 2-0.

Kapiteni zhvilloi 90 minuta mjaft të mirë, ndërsa në intervistën për emisionin “Kuqezi” në Supersport, foli edhe për atmosferën që gjeti në grupin e Kombëtares.

Riktheheni pas tri ndeshjesh. Sa ju kishte munguar Kombëtarja?

Mavraj: Ishte hera e parë që kisha munguar kaq gjatë dhe jam akoma i mërzitur për mënyrën se si u ndëshkova herën e fundit. Megjithatë çunat luajtën shumë mirë gjatë kësaj kohe, veçanërisht në Islandë, ku meritonim më shumë.

Çfarë do të thotë kjo fitore?

Mvaraj: Asgjë në fakt, pasi e theksova që humbëm në mënyrë të pamerituar në Islandë, megjithatë mendoj se mund të na ndihmojë të shohim përpara dhe të punojmë më shumë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në Kombëtare. Si jeni ndjerë me skemën e re?

Mavraj: Ne kemi detyrë të përshtatemi dhe të bëjmë në fushë atë që na kërkon trajneri. Në Islandë ishte skema e duhur, por edhe në ndeshjet e ardhshme ndaj Turqisë e Francës, që janë kundërshtarë të fortë. Megjithatë duhet pak kohë sa të memorizojmë lëvizjet.

Shqipëria tani ka gjashtë pikë, nga katër ndeshje.  /SS/

Exit mobile version