Site icon Telegrafi

Mavraj: Nëse luajmë me vetëbesim ndaj Izraelit, mund të fitojmë

Mergrim Mavraj (Foto: Trond Tandberg/Getty Images/Guliver)

Minutat që mori në miqësoren me Jordaninë kanë mjaftuar që Christian Panucci ta projektojë titullar në qendër të mbrojtjes përkrah Berat Gjimshitit ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Këtë radhë Mërgim Mavraj do të ketë edhe shiritin e kapitenit, duke marrë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla.

“Mërgimi si ndiheni në këto ditë si kapiten i Shqipërisë? Është një ndjesi e veçantë për mua. I sheh gjërat më me kujdes në stërvitje. Trajneri bisedon ndryshe me ty, detyrat janë ndryshe. Mundohem që të kontribuoj në të mirën e skuadrës”.

“Si ndihesh më mirë në mbrojtjen me tre, me katër apo me pesë lojtarë? Problemi është se sistemi duhet të funksionojë, pavarësisht formacionit. Nuk luan rol vetëm mbrojta. Nëse sistemi funksionon, pak rëndësi ka nëse mbrojtja është me tre, me katër apo me pesë”.

“Si është gjendja juaj fizike? Jam gati të luaj për 90 minuta”.

“A është Shqipëria më lart se Izraeli? Izraeli para një viti dhe më këtë që fituam së fundmi ka ndryshuar shumë. Janë më të fortë, idetë e trajnerit i shfaqin më mirë. Normalisht jemi përgatitur mirë, nëse luajmë me vetëbesim, mund të fitojmë”.

“S’keni bërë stërvitje, si do të luani pa bërë stërvitje? Jemi shqiptarë, kemi besim te vetja. Stërvitja që kemi bërë së fundmi na mjafton”, ka thënë për fund Mavraj. /SuperSport/

Exit mobile version