Telegrafi

Mavraj në dyshim për Luksemburgun

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, është sëmurë – ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja nuk ka bërë të ditur nëse ai do ta humbë takimin e të martës kundër Luksemburgut, por ka njoftuar se do të bëjë një rezonancë magnetike.

“Mergim Mavraj nuk është ndjerë mirë pas ndeshjes me Austrinë. Për këtë arsye, stafi mjekësor i ka rekomanduar mbrojtësit sa më pak sforcim”.

“Është vendosur që me të mbërritur në Luksemburg, ai të dërgohet për të bërë një rezonancë magnetike në një klinikë të specializuar”.

“Vetëm pas përgjigjes së kësaj analize do të nxirret një konkluzion i plotë për gjendjen e tij”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.