Telegrafi

Mavraj: Mos i nënçmoni refugjatët (Foto)

Mërgim Mavraj ka kërkuar që refugjatët sirianë të trajtohen më mirë dhe të mos nënçmohen.

Mbrojtësi kuqezi e ka publikuar një ajet kuranor në Facebook duke u dalë në mbështetje refugjatëve.

Lexo po ashtu Mavraj: Zoti jua dhashtë atë që nuk e keni dhe jua shtoftë atë që e keni (Foto)

“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! (Kuran 31:18)”, shkruan Mavraj.

Ai e ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët me disa fëmijë. /Telegrafi/