Telegrafi

Mavraj i lumtur me kualifikimin

Mërgim Mavraj ka vazhduar formën e tij të mirë këtë edicion me Kolnin.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër me Kolnin duke mposhtur Hoffenheimin.

Reprezentuesi shqiptar ka thënë se është i lumtur me kualifikimin dhe se kjo ndeshje i motivon për të ardhmen.

“Ishte një ndeshje e veçantë. Edhe pse ishte në mbrëmje në mesjavë, atmosfera në stadium ishte e mrekullueshme”.

“Besoj se ky kualifikim duhet të na shërbejë si motivim për në vazhdim pasi fituam një duel mes dy skuadrash shumë të mira të cilat kanë bërë shumë mirë në kampionat së fundmi”, ka deklaruar Mavraj.

Kolni pas tetë javëve në Bundesliga, ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 15 pikë të tubuara. /Telegrafi/