Site icon Telegrafi

Mavraj i lumtur me arritjen e objektivave

Mërgim Mavraj ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij Hamburg për të mbetur në elitë.

Por mbrojtësi shqiptar ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion me dy skuadra në Bundesliga.

Reprezentuesi shqiptar ka ndihmuar Kolnin për ta siguruar Ligën e Evropës, ndërsa nga muaji janar ndihmoi Hamburgun për të shpëtuar në elitë.

Ai është shprehur shumë i lumtur me arritjen e objektivave me dy skuadra.

“Ishte një nder për mua të ndihmoja skuadrën të arrinte këtë objektiv duke u kualifikuar në Ligën e Evropës”, tha Mavraj për arritjen e Kolnit.

“E meritojnë njerëzit në Koln dhe trajneri Stoger i cili ka krijuar gjithçka me shumë durim. Nuk kishim asnjë lloj atmosfere negative në dy vite e gjysmë atje”.

“Fakti që Hamburgu mbijetoi dhe Kolni arriti të sigurojë një vend në Ecropë, konfirmon se kam arritur objektivat me të dy klubet”, tha duke qeshur Mavraj. /Telegrafi/

Exit mobile version