Trajneri Gianni De Biasi i duhet të mendojë që të luajë me lojtarë të tjerë në mbrojtje.
I fundit që është dëmtuar në stërvitje është Mërgim Mavraj.
SuperSport bën me dijë se lojtari ka pësuar një tërheqje muskulore që ia bën të pamundur aktivizim në miqësoren e së martës.
Qendërmbrojtësi i Kolnit pritet të kryejë rezonancën stërvitore për të parë shkallën e dëmtimit si dhe për të përcaktuar kohën e rikuperimit.
Duke parë mungesën e Mavrajt, gjasat janë që De Biasi të hedhë Arlind Ajetin në vend të tij, ndërkohë që një tjetër alternativë është ajo e Berat Gjimshitit.