Telegrafi

Mavraj kthehet me probleme te Kolni

Mërgim Mavraj është kthyer në Koln, por prania e tij në fushë për ndeshjen e fundjavës në Bundesligë është në dyshim të madh.

Mbrojtësi i kombëtares sonë nuk e luajti ndeshjen miqësore në Luksemburg për një dëmtim të lehtë, por ditën e enjte nuk u stërvit në Gjermani për shkak disa problemeve gastrointestinale.

Duhet kujtuar se në vitin 2016 Mavraj ka qenë titullar te Kolni dhe ka pasur një rendiment të shkëlqyer, duke pasur një mesatare notash perfekte, gjithnjë ndër më të mirat te Kolni, por edhe gjithë Bundesliga.

Për këtë arsye, Kolni shpreson ta ketë të gatshëm për të dielën në Hoffenhaim.