Site icon Telegrafi

Mavraj, krenar për shiritin e kapitenit

Mërgim Mavraj, shtylla e mbrojtjes së kombëtares së Shqipërisë, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e e Kuqezinjve dhe për mbajtjen e shiritit të kapitenit.

“Kur mbaj shiritin e kapitenit, ndihem krenar dhe i lumtur, ashtu siç do ndihej çdonjëri prej nesh, por tani duhet t’ia kthej shiritin Agollit, sepse është ai kapiteni ynë”.

Lexo po ashtu Triumf bindës i Shqipërisë ndaj Izraelit (Video)

“Shiriti është mjaft i rëndësishëm, por më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë”, është shprehur Mavraj, citon KP.

Mbrojtësi i kuqezinjve vlerësoi angazhimin maksimal të djemve të kombëtares dhe premtoi se kombëtarja do të vazhdojë të dhurojë paraqitje pozitive.

Exit mobile version