Site icon Telegrafi

Mavraj me këshillat e tij mposhti ish-skuadrën

Hamburgu ka kaluar tutje në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavrajt u përballë me Kolnin, ish-ekipin e istogasit.

Por ka qenë pikërisht lideri i Shqipërisë, Mavraj që ka mposhtur ish-skuadrën e tij falë këshillave që i dha trajnerit të Hamburgut, Marcus Gisdol.

“Mavraj është një siguri e shtuar për ne në repartin e mbrojtjes. Ai është duke kaluar një moment shumë të mirë”.

Mërgim Mavraj dhe partneri i tij në mbrojtje te Hamburgu, Kyriakos Papadopoulos

“Në ndeshjen e Kupës ndaj Kolnit ai më këshilloi se si duhet të luajmë dhe këshillat e tij dolën të suksesshme”.

“Jemi të lumtur që kemi kaluar tutje në Kupë, ndërsa na presin ndeshje të mëdha në kampionat për t’i shpëtuar rënies”, deklaroi Gisdol.

Kujtojmë që Mavraj la Kolnin për Hamburgun një muaj më parë ku u transferua për 1.8 milion euro. /Telegrafi/

Exit mobile version