Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është kthyer në një lider te Hamburgu.
Mavrajk e ndihmoi skuadrën që në edicionin e kaluar të shpëtojë nga rënia.
31-vjeçari mbajti sot shiritin e kapitenit në takimin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Antalyaspor, ku aktivizohet dhe ylli kamerunas Samuel Eto’o.
Ishte hera e parë që Mavraj e mbajti shiritin e kapitenit te kjo skuadër, dhe kjo gjë nuk i solli fat Hamburgu që humbi 2-0.
Golat për skuadrën turke i shënuan Maicon në minutën e 40-të dhe Samuel Eto’o në minutën e 61-të me 11-metërsh. /Telegrafi/