Telegrafi

Mavraj ‘godet’ kritikët (Foto)

Mërgim Mavraj ka folur me elozhe për pjesëmarrjen në ‘Euro 2016’.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kujton me nostalgji kohët jo të largëta të Shqipërisë në kampionatin evropian ‘Francë 2016’.

Sipas Mavrajt kualifikimi i Shqipërisë është pjesë e historisë edhe pse dita kritikë dhe skeptik thanë që është e pamundur.

Lexo po ashtu Mavraj: Ndaj Spanjës mund ta pësojmë si Kosova

Mavraj ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ për të bërë këtë postim, ku ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.

“Edhe për këtë pjesë të historisë, shumëkush tha “është e pamundur”. #France2016”, ka shkruar Mavraj në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.