Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka postuar disa foto në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Anëtari i skuadrës gjermane Koln, ka ironizuar me kundërshtarët e Shqipërisë nesër mbrëma Izraelin.
Kjo e porosi e Mavrajt vije pasi federata e futbollit të Izraelit ka kërkuar masa të jashtëzakonshme të sigurisë.
“Mirë se vini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare”.
“Ne nuk kemi nevojë për siguri të tepruar kur dalim nga shtëpia”, shkroi Mavraj.
Shqipëria dhe Izraeli do të përballen nesër në mbrëmje në ‘Elbasan Arena’. /Telegrafi/