Disa nga kampionatet në Evropë ende janë në pushim dhe pritet që në fund të muajit të nisin vazhdimin e ndeshjeve kampionale.
Kësisoj skuadrat e ndryshme po kryejnë fazën përgatitore nëpër vende më të nxehta, si Spanjë, Turqi apo Dubai.
Ditën e sotme skuadra holandeze Heerenveen është përballur me atë gjermane Ingolstadt.
Në fakt ka qenë ky një derbi i shqiptarëve, pasi për ekipin holandez është paraqitur Arber Zeneli ndërsa për Ingolstadin ka debutuar Mërgim Mavraj.
Mavraj duket se i ka sjellë fat skuadrës së tij e cila ka fituar me rezultat 4-3.
Për Heerevenin, mesfushori Vlap realizoi dy gola, ndërsa një tjetër u shënua nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arber Zeneli.
71. Zeneli krult een vrije trap er schitterend in!#heefci: 2-1 https://t.co/AysUTvEVSW
— sc Heerenveen (@scHeerenveen) January 10, 2019
Diawusie, Benschop dhe Kutschke me dy gola i kanë dhënë fitoren Ingolstadit.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është paraqitur mjaftë mirë në debutimin e tij me klubin gjerman.
Kujtojmë se Mavraj iu bashkua Ingolstadit vetëm pak ditë më parë nga skuadra greke Aris. /Telegrafi/