Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, i ka falënderuar tifozët e mrekullueshëm shqiptarë që i kanë qëndruar prapa Kombëtares, përkundër dy humbjeve në ndeshjet e mëparshme.
Ai ka thënë se do të donte të ishte në Tiranë, Prishtinë, apo në vendet tjera shqiptare për ta festuar këtë triumf.
Për Mavrajn, kjo është një fitore e gjithë kombit shqiptar dhe jo vetëm e lojtarëve.
Nuk ka rëndësi kualifikimi i mëtutjeshëm për të, pasi është moment shumë i mirë dhe “nuk kam fjalë ta përshkruar çfarë vlere ka për ne, jo vetëm si lojtarë, por si popull në përgjithësi”. /Telegrafi/