Mergim Mavraj edhe zyrtarisht është transferuar te Hamburgu nga Kolni.
Mbrojtësi shqiptar ka thënë se është krenari dhe ëndërr e bërë realitet që ai të jetë pjesë e kësaj skuadre dhe se do bëjë çdo gjë për të merituar besimin e dhënë.
“Për shumë njerëz dhe për mua, ky ndryshim është diçka e papritur, por situata te Kolni me kontratën që skadonte dhe interesimi i madh i trajnerit dhe drejtueseve të HSV me kanë shtyrë që të bëjë këtë hap”.
“Mu bë shumë qejfi kur dëgjova për interesin e HSV dhe kisha bisedime shumë të mira me Markus Gisdol dhe Dietmar Beiersdorfer. Për mua, niveli i njeriut është shumë i rëndësishëm, sepse unë dua të mbetem në mendje jo vetëm si një lojtar i mirë, por edhe si një njeri i mirë. Është një ndjenjë e mirë kur ke besimin e një klubi dhe tifozërie të madhe si ajo e Hamburgut. Për mua është një ëndërr të luaj për këtë klub”.
“Dua të jap kontributin me përvojën time. Unë jam dikush që nuk heq dorë kurrë, nuk kam frikë. Mund të jetë e vështirë, por si njëri përpiqem të rrezatoj paqe dhe dashuri. Si mbrojtës qendror është e rëndësishme të balancoj mbrojtjen, dua të paguaj besimin e dhenë. Do jap maksimumin në çdo ndeshje”, ka thënë Mavraj. /Telegrafi/