Mërgim Mavraj ka shprehur emocionet e tij pas kthimit të kombëtares shqiptare nga Kampionati Evropian.
Muri i mbrojtjes shqiptare është ndier tejet i gëzuar me pritjen që tifozët shqiptarë i bënë ekipit kombëtar në Tiranë, ku u pritet edhe nga figurat më të mëdha shtetërore.
Momentet e djeshme të kaluara në Tiranë, Mavraj i ka cilësuar si të paharruara në një postim të bërë në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Momente të paharruara në SHTËPI”, ka shkruar Mavraj, duke ia bashkangjitur edhe një foto nga parakalimi i kombëtares me autobus. /Telegrafi