Site icon Telegrafi

Mavraj: E përfaqësuam Shqipërinë siç duhet

Mërgim Mavraj pas ndeshjes shprehu kënaqësinë e tij për atmosferën që bënë tifozët.

Ai tha se gabimet ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen, por e rëndësishme është që Shqipëria është kthyer të luajë dhe luajti mirë.

“Ka qenë një feste e madhe, atmosfera fantastike.  Gjatë ndeshjes ka qenë një ndjenjë e mirë dhe me krenari nga tifozët. Fatkeqësisht nuk i shpërblyem tifozët me një pikë ose një fitore”

“Paraqitja ka qenë shumë e mirë, edhe pse kemi marr gol shumë herët. Pastaj  mbetëm pa kapitenin, por luajtëm mirë dhe e mbajtëm lojën.  Pak skuadra mund ta bëjnë këtë. E kemi udhëhequr lojën dhe kishim raste për gol. E kemi përfaqësuar Shqipërinë siç duhet”.

“Kishim mundësi të marrim penallti. Rastin e parë ata e bënë gol, ndërsa ne nuk i shfrytëzuar gabimet e tyre. Të gjithë gabojnë. Vazhdimisht do të gabojmë, jo vetëm në por të gjitha ekipet. Jam optimist për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Mavraj. /Telegrafi/

Exit mobile version