Mërgim Mavraj ka folur realitetin pas humbjes ndaj Spanjës me rezultat 2-0.
Mbrojtësi shtatlartë i kombëtare ka theksuar pas ndeshjes se skuadra e dha maksimumin, por ishte e vështirë të nxirrej pikë ndajë një kundërshtari kaq cilësor, sa është Spanja.
“Kemi luajtur me mish e me shpirt. Kemi dhënë maksimumin, por edhe kemi pasur një qik fat dhe në shpëtoi Etriti. Pas golit të parë i humbëm shpresat dhe kjo nuk duhet të ndodh pasi kemi treguar që mund të kthejmë rezultate”, ka thënë Mavraj pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Gjatë 90 minutave nuk mund të ndalësh lojtarët e tillë, por deri te goli i parë kemi luajtur shumë mirë. Cilësia jonë nuk krahasohet me atë të Spanjës. Ne për 45 minuta vetëm kemi vrapuar pas topit të tyre dhe atëherë kur jemi lodhur nga kanë shënuar gol”.
“Normalisht që në këtë ndeshje nuk jemi futur për të fituar sepse duhet të jemi realist. Por, kur luan prej skuadrave të tilla e vetmja lumturi është nëse në fund tifozët të duartrokasin”, përfundoi Mavraj. /Telegrafi/