Ndeshjet kampionale në NBA janë rikthyer pas pushimit një javor për shkak të ndeshjes All Star.
Kësisoj mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e para pas këtij pushimi të shkurtër, ku vëmendja ka qenë në derbin e Teksasit mes Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë rikthime në rezultat, ku në fund Mavericks kanë triumfuar me 11 pikë diferencë 115:104.
Kristpas Porzingis ishte basketbollisti me më së shumti pikë tek Mavericks, pasi shënoi 28 duke bërë edhe 14 kërcime.
Ndërkohë fundori Luka Doncic arriti ‘Triple-Double’, me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.
Tek ekipi mysafir më i miri në parket ishte DeMare DeRozan me 30 pikë e 11 asistime.
Për Dallasin kjo ishte fitorja e 19-të këtë edicion dhe tani ndodhen në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit.
Në anën tjetër Spurs kanë bilanc prej 18 fitoreve dhe 15 disfatave dhe janë një vend më lart në tabelë. /Telegrafi/
Rezultatet:
Dallas Mavericks – San Antonio Spurs 115:104
https://www.youtube.com/watch?v=uq_XWWLLA50
Memphis Grizzlies – Washington Wizards 127:112
https://www.youtube.com/watch?v=QCQcvsRycI0