Telegrafi

Matuidi zbulon vuajtjet nga infektimi me coronavirus: Më bëri me psikozë

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi ka zbuluar se diagnoza e tij me coronavirus e bëri atë me psikozë.

Matuidi ishte njëri nga tre lojtarët e Juventusit që rezultuar pozitiv me Covid-19 së bashku me Daniele Rugani dhe Paulo Dybala.

Francezi që atëherë ka bërë një rikuperim të plotë, por ai pranoi se gjendja e la në panik totale dhe me psikozë.

Lexo po ashtu Juventusi ka testuar të gjithë lojtarët për coronavirus, vetëm tre kanë dalë pozitivë

“Sinqerisht, është e vështirë”, ka thënë fillimisht Matuisi për kanalin Bros StoriesYouTube.

“Kur rezultova pozitiv, unë as nuk mund të dilja për të bërë pazar. Kjo më bëri me psikozë”.

“Ju gjithmonë përpiqeni të siguroheni që njerëzit nuk janë shumë afër, ju duhet të jeni të fortë mendërisht. Do të duhet kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë ne”.

“Nuk kisha simptoma por, sapo dëgjova lajmet, isha në tronditje. Isha në panik total, kisha frikë për familjen dhe miqtë e mi”.

Lexo po ashtu Dyshja e Juventusit, Rugani dhe Matuidi shërohen nga coronavirusi

“Ishte e vështirë për ta, por unë isha në gjendje t’i siguroja ata. Nuk është kohë e mirë, me të vërtetë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt”.

“Unë pyes veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën e përditshme”, përfundoi francezi. /Telegrafi/