E ardhmja e Maurizio Sarrit në krye të shtabit teknik nuk është më e sigurt.
Strategu italianit i është dhënë ultimatum që të fitojë një trofe dhe të zë një ndër top katër pozitat e Ligës Premier, e cila gjë bën që The Blues të paraqiten në Ligën e Kampionëve.
E gjithë kjo pasi që trajnerit i janë plotësuar kërkesat pas transferimit të fundit të Gonzalo Higuainit, i cili nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me anglezët.
E përditshmja angleze, “Daily Mail” shkruan sot se marrëveshja për Higuainin, i cili është 31 vjeç, shkon kundër strategjisë së transferimit të zakonshëm të Chelseat, por kjo ishte një shfaqje e mbështetjes për Sarrin, i cili e kërkoi që nga momenti kur morri drejtimin e ekipit nga Antonio Conte.
Pronari Roman Abramovich dëshiron trofe në këmbim të investimit të tij dhe arritja në finale të Carabao Cup është një moment i rëndësishëm në sezonin e Sarrit.
Megjithatë, sigurimi i një vendi për në Ligën e Kampionëve pritet të jetë një kërkesë minimale për bosin italian, pavarësisht nëse është sezoni i tij i parë në Angli.
Ndryshe, Chelsea aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare angleze. /Telegrafi/