Site icon Telegrafi

Maurizio Sarri mund të arrijë së shpejti marrëveshje me Lazion

Maurizio Sarri mund të nënshkruajë kontratën e tij me Lazio këtë mbrëmje, sipas mediave italian, pasi klubi i ka ofruar një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3 milionë euro plus bonuset.

Gazetarët Alfredo Pedullà dhe Gianluca Di Marzio kanë treguar ecurinë e negociatave, duke shkruar se Sarri u takua me presidentin Claudio Lotito mbrëmë, ndërsa sot ishte takimi mes agjentit Fali Ramadani dhe drejtorit Igli Tare.

Ramadani tani po i merret me kontratën Sarrit, ku marrëveshja pritet të mbyllet sonte apo nesër.

Shifrat duket se janë një kontratë dy-vjeçare me vlerë rreth 3 milionë euro në sezon plus shpërblime, që mund ta qojnë pagën në 3.8 milionë euro.

Duket se marrëveshja është afër për ish-trajnerin e Napolit, Chelsea dhe Juventusit.

Lazio ka nevojë për një trajner të ri pasi Simone Inzaghi ka nënshkruar me Interin./Telegrafi/

Exit mobile version