Maurizio Sarri është trajneri i parë italian që e fiton Ligën e Evropës, pas Alberto Malesani që e kishte arritur me Parman në vitin 1999, para 20 vitesh.
Chelsea e mposhti Arsenalin 4-1 në Baku në finalen e Ligës së Evropës dhe ky është trofeun i parë i madh në karrierën e Sarrit.
Kur Malesani e fitoi UEFA Kupën që sot quhet Liga e Evopës, në vitin 1999 me Parman, Sarri ishte duke punuar në bankë si bankier.
Kjo është arritja më e madhe në karrierën e Sarrit si trajner.
Në fushë sot ka pasur edhe disa italian si Jorginho dhe Emerson Palmieri luajtën nga 90 minuta.
Davide Zappacosta u fut në fushë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/