Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka shkruar emrin në histori duke u bërë trajneri në i moshuar që e fiton titullin e Serie A – me 61 vjet e gjashtë muaj.
Me fitoren e Zonjës së Vjetër ndaj Sampdorias (2-0), Bianconerët pos që e siguruan titullin e nëntë radhazi, ata vunë edhe një sërë rekordesh.
E gjithë karriera e deritanishme e Sarrit ka rezultuar me një trofe të madhe – atë të Ligës së Evropës me Chelsean.
Maurizio Sarri with some postgame fun 😂🎉 pic.twitter.com/dPfonaESbd
— ESPN FC (@ESPNFC) July 26, 2020
Ndërsa tash, me 61 vjet e gjashtë muaj, ai është bërë trajneri më i moshuar që e fiton një titull të Serie A.
Rekordi i mëparshëm është mbajtur nga Nils Liedholm, i cili kishte 60 vjet e shtatë muaj kur e fitoi titullin me Romën në vitin 1983.
Megjithatë, ai ishte titulli i dytë i Liedholm (që e kishte fituar me edhe në vitin 1979 me Milanin), derisa për Sarrin është Scudetto e parë. /Telegrafi/