Telegrafi

Maurizio Sarri çmendet pas dueleve dhe bërrylave të rrezikshëm mes Higuain dhe David Luiz në stërvitjen e fundit para finales

Pritej që të ishte stërvitja e fundit, por doli më e keqja, pasi Chelsea në Baku ka hasur në probleme, ku Gonzalo Higuain dhe David Luiz kanë shkëmbyer disa duele dhe goditje me bërryl, gjë që ka bërë që Maurizio Sarri të çmendej nga hidhërimi.

Kamerat BT Sport në Stadiumin Olimpik të Baku kapinë një moment aspak të mirë për Chelsea, ku Higuain fillimisht shkon keq në duel me brazilianin Luiz.

Edhe Luiz në duelin e dytë e priti Higuainin, ku ia mbështeti bërrylin në trup.

Nuk dukej edhe aq e ndezur atmosfera mes tyre, por trajneri Sarri ishte ai që u prek më shumë, pasi lojtarë dukej që debatuan miqësisht.

Ai u largua me zemërim dhe hodhi dy herë kapelën në tokë, duke u futur në tunel.

Raportohet se Pedro u lëndua në seancën stërvitore të fundit, ndërsa N’Golo Kante mbetet në dyshim para finales me Arsenalin. /Telegrafi/