Telegrafi

Mauricio Pochettino: Nuk e kam vendosur formacionin, Liverpooli shumë i fortë, Klopp trajner fantastik

Mauricio Pochettino . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Ai tha se ende nuk e ka vendosur formacionin, ku edhe Harry Kane është rikthyer.

“Lojtarët nuk dinë asgjë akoma. Kemi edhe një seancë stërvitore dhe më pas do të vendos. Është e dhimbshme të jesh i detyruar të aktivizosh vetëm 11 lojtarë nga minuta e parë në ndeshje të tilla”.

Mauricio Pochettino e Harry Kane . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Nuk e kam të lehtë të marr vendime për ndeshjen e nesërme. Gjithsesi, jam i bindur se do të bëjmë zgjedhjet e duhura. I kam kërkuar UEFA-s të kem mundësinë të marr të gjithë skuadrën në fushë nesër para ndeshjes, në mënyrë që ta bëjmë të gjithë bashkë fotografinë tradicionale”.

Lexo po ashtu Kloop: Kam humbur gjashtë finale, po nesër është ndryshe

“Bashkë me Manchester City, janë skuadra më e mirë e Ligën Premier. Kanë bërë një sezon të madh dhe meritojnë elozhe. Liverpooli ka një histori të madhe, por ne duhet të kërkojmë të argëtohemi dhe të fitojmë, sepse duam të shkruajmë historinë”.

Pamje nga stërvitjas e fundin e Tottenham . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Udhëtimi drejt finales ka qenë i pabesueshëm dhe mund të përsëris se është një kënaqësi të menaxhosh këta lojtarë. Jam krenar për ata, janë të hapur për gjithçka dhe ndjekin në perfeksion këshillat e mia dhe të stafit tim. Skuadra do të jetë gati të vrapojë dhe të argëtohet”.

Ai ka folur edhe për Jurgen Kloppin e Liverpoolit, duke e konsideruar si fantastik.

Mauricio Pochettino. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Jurgen është një trajner shumë i suksesshëm. Është fantastik dhe e vlerësoj shumë. Është gjithmonë i lumtur, gjithmonë optimist, një shembull shumë i mirë për të tjerët. Në finalet që ka humbur ka qenë i pafat. Ndonjëherë, ka disa gjëra që nuk mund t’i kontrollosh”, ka thënë Pochettino. /Telegrafi/