Telegrafi

Mauricio Pochettino merr vendim për kapitenin e ri të Chelseat

Thiago Silva do të jetë kapiteni i Chelseat për sezonin 2023/24, sipas asaj që raporton Evening Standard.

Shiriti i krahut është në dispozicion tani që Cesar Azpilicueta është larguar zyrtarisht nga klubi për të nënshkruar me Atletico Madridin si një transferim i lirë.

Braziliani, i cili ishte kapiten i Chelseat në mungesë të Azpilicueta sezonin e kaluar, është ‘një favorit i qartë’ për të marrë drejtimin si kapiten në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Bayern tërhiqet nga gara për Moises Caicedon për shkak të Chelseat

Mauricio Pochettino di gjithçka për cilësitë drejtuese të Thiago Silvës, pasi ka punuar me 38-vjeçarin gjatë periudhës së tij në Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi është tejet i pëlqyer nga tifozët e Chelseat dhe lojtari më me përvojë në skuadër.

Andaj, pritet që shumë shpejt që ai të zyrtarizohet si lider i skuadrës së Bluve para nisjes për turin parasezonal. /Telegrafi/