Thiago Silva do të jetë kapiteni i Chelseat për sezonin 2023/24, sipas asaj që raporton Evening Standard.
Shiriti i krahut është në dispozicion tani që Cesar Azpilicueta është larguar zyrtarisht nga klubi për të nënshkruar me Atletico Madridin si një transferim i lirë.
Braziliani, i cili ishte kapiten i Chelseat në mungesë të Azpilicueta sezonin e kaluar, është ‘një favorit i qartë’ për të marrë drejtimin si kapiten në Stamford Bridge.
Mauricio Pochettino di gjithçka për cilësitë drejtuese të Thiago Silvës, pasi ka punuar me 38-vjeçarin gjatë periudhës së tij në Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi është tejet i pëlqyer nga tifozët e Chelseat dhe lojtari më me përvojë në skuadër.
Andaj, pritet që shumë shpejt që ai të zyrtarizohet si lider i skuadrës së Bluve para nisjes për turin parasezonal. /Telegrafi/