Site icon Telegrafi

Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje në parim me Chelsean

Mauricio Pochettino raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për t’u bërë trajneri i tyre i ri.

Frank Lampard është trajner i përkohshëm, që pasoi Graham Potterin e shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Andaj, sipas ekspertit të transferimeve, “Agent Edward”, Pochettio është trajneri i ri i Chelseat.

Lexo po ashtu Joe Cole i lutet Chelseat që verës t'i largojë së paku 10 lojtarë

Njoftimi zyrtar i klubit londinez, gjithnjë sipas tij, do të bëhet së shpejti, derisa po diskutohen detajet e fundit.

Argjentinasi ka bindur Todd Boehlyn dhe aksionerët e tjerë me projektin e tij, ku pika kyçe është promovimi i talenteve.

Chelsea nën pronarët e rinj ka treguar se strategjia e tyre është që të promovojnë lojtarët e akademisë dhe mosha e ekipit të mos jetë mbi 30 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version