Telegrafi

Mauricio Pochettino jep një përditësim shqetësues për gjendjen shëndetësore të yllit të Chelseat

Mauricio Pochettino ka dhënë një përditësim shqetësues sa i përket gjendjes shëndetësore të një ylli të harruar të Chelseat.

Shuma e transferimeve të Chelseat që prej se Todd Boehly mori përsipër klubin në 2022 është kritikuar gjerësisht, dhe në disa çështje me të drejtë.

Shumë para u shpenzuan për transferimin e disa lojtarëve si Enzo Fernandez, Moises Caicedo dhe Mykhayilo Mudryk, të cilët dështuan të bëjnë paraqitje të mira duke mos e arsyetuar çmimin e tyre.

Sidoqoftë, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për qendërmbrojtësin francez Wesley Fofana.

Fofana u bë pjesë e Chelseat në 2022 pas një transferimi nga Leicester City për shumën e 70 milionë eurove, por lëndimet e ‘shkatërruan’ kohën e tij në “Stamford Bridge”.

Pikërisht lëndimet janë bërë faktor kryesor që Fofana është paraqitur në vetëm 20 ndeshje me fanellën e Chelseat, dhe ka munguar që nga korriku i vitit 2023 për shkak të operimit.

Tani, Pochettino ka deklaruar se nuk ka shumë gjasa që 23-vjeçari do të rikthehet në aksion përsëri këtë sezon.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Manchester City në garë për nënshkrimin e "Luis Suarezit të ri"

“Unë nuk mendoj se do ta shohim rikthimin e tij para fundit të këtij sezoni, fatkeqësisht. Ju nuk e dini kurrë, natyrisht, por kështu duket për momentin”, është deklaruar tekniku argjentinas.

Fofana nuk ka një histori të mirë sa i përket lëndimeve. Ai ka humbur 15 ndeshje në Ligën Premier për shkak të lëndimit në gju në sezonin e tij të parë me klubin, dhe ka humbur pjesën më të madhe të sezonit 2021/2022 me Leicester Cityn pasi kishte thyer këmbën./Telegrafi/