Telegrafi

Mauricio Pochettino i jep një këshillë mikut të tij të vjetër Mikel Artetas: Ajo që po bën me këta dy lojtarë të Arsenalit është e rrezikshme

Mauricio Pochettino ka thënë se Mikel Arteta po luan një lojë të rrezikshme duke bërë ndryshime mes dy portierëve të tij, David Raya dhe Aaron Ramsdale. 

Pochettino thotë se është ‘një lojë e rrezikshme’ pasi ka përjetuar një situatë të ngjashme në Paris St Germain, ku ai u përpoq të bënte rrotacion mes Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas. Arteta dhe Pochettino janë miq të vjetër, pasi së bashku kanë luajtur te PSG.

“Në Paris kishim dy portierë kryesorë dhe luanim dy ndeshje me Donnarumman dhe më pas dy ndeshje me Navasin”.

“Është e mundur, por është e rrezikshme. A është mirë apo keq? Nuk e di. Varet nga rezultati”.

“Kjo varet edhe nga profili dhe karakteristikat e lojtarëve, profesionalizmi dhe personaliteti, ajo që unë preferoj është të kem lojtarët më të mirë’.

“Është mirë që çdo klub të ketë të përcaktuar se kush është numri një. Por në futboll, trajnerët duan të kenë profile të ndryshme në skuadër”.

“Dhe pastaj ka të bëjë me mënyrën sesi lojtari që nuk do të luajë pranon të jetë numri dy”, deklaroi Pochettino.

Raya është numri 1 i Artetas për momentin, pavarësisht se spanjolli pretendon se do të bëjë rotacion mes dy portierët. /Telegrafi/