Telegrafi

Mauro Icardi i shënon Bayernit nga penalltia në stilin ‘panenka’

Galatasaray ka barazuar shifrat në 1-1 në duelin kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Bavarzët kaluan në epërsi me anë të Kingsley Coman qysh në minutën e tetë, me një asistim të Leroy Sane.

Derisa skuadra gjermane po vazhdon me dominim, Galatasaray fitoi një penallti nëpërmjet Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas e mori përgjegjësinë të gjuante nga 11-metra dhe ia doli të mposhte portieri Sven Ulrish me goditje në stilin panenka. /Telegrafi/

https://twitter.com/vartatico/status/1716865972962013479