Galatasaray ka barazuar shifrat në 1-1 në duelin kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Bavarzët kaluan në epërsi me anë të Kingsley Coman qysh në minutën e tetë, me një asistim të Leroy Sane.
Derisa skuadra gjermane po vazhdon me dominim, Galatasaray fitoi një penallti nëpërmjet Mauro Icardit.
Sulmuesi argjentinas e mori përgjegjësinë të gjuante nga 11-metra dhe ia doli të mposhte portieri Sven Ulrish me goditje në stilin panenka. /Telegrafi/
https://twitter.com/vartatico/status/1716865972962013479