Një maturant shqiptar ka tërhequr vëmendjen mediatike në Greqi, për shkak të rezultateve të larta në provimet parauniversitare.
Bëhet fjalë për Rahman Lumin, i cili banon në Chalkidiki të Greqisë.
I riu befasoi me rezultatet e tij ku në dy prej provimeve u vlerësua me notën maksimale 20, e ndërsa te të tjerat me më shumë se 18.5.
Rahman Lumi konkurroi në Universitetin e Selanikut, saktësisht në Fakultetin e Inxhinierisë, ku mundi të sigurojë vendin e parë.
Shqiptari u shpreh për mediet greke se ka në plan të jetojë dhe të punojë në Greqi, në vendin ku u rrit dhe arsimua. /TCH/