Telegrafi

Maturanti ngatërroi adresën, kur shkoi të propozonte te shoqëruesja e mbrëmjes së maturës (Video)

Austin Mousa nga Nevada e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i habitur kur në derë i doli një e panjofshme, derisa ai mbante në dorë ëmbëlsirat që nënkuptojnë propozimin për shoqërim në mbrëmjen e fundit të viti shkollor.

Së bashku me një shok që e regjistronte, adoleshenti mendoi se kishte shkuar në shtëpinë e bashkomoshatares që i pëlqente për ta shoqëruar në mbrëmjen e maturës, por ngatërroi adresën, transmeton Telegrafi.

“Vetëm unë mund të bëjë një ngatërrim të tillë, është e turpshme dhe nuk besohet” ka shkruar Mousa.

Banorja e shtëpisë që qëndronte në pragun e derës, ka shikuar e habitur sepse nuk e njeh këtë maturant, ndërsa vetë është e re për këtë ceremoni.

Mësohet se ai e ka kryer propozimin dhe ka marrë përgjigje pozitive, për mbrëmjen që u zhvillua gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/