Telegrafi

Matuidi te Juve për testet mjekësore, pritet zyrtarizimi (Foto/Video)

Blaise Matuidi ka arritur në Torino për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Juventusi, ndërsa është pritur nga shumë fansa të Bianconerëve.

Mesfushori i Paris Saint-Germainit pritet të zyrtarizohet si transfer i ri i Bianconerëve për një shumë që besohet të jetë rreth 15 deri në 20 milionë euro.

Francezi do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro për sezon.

Ai mund të përfshihet në skuadrën e Zonjës së Vjetër menjëherë për ndeshjen e të shtunës ndaj Cagliarit.

30-vjeçari do ta forcojë mesfushën e ekipit të Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/