Blaise Matuidi thotë se ai nuk ka asnjë keqardhje për mos finalizimin e transferimit të tij nga Paris Saint-Germain te Juventus.
Mesfushori francez dukej i vendosur për t’u bashkuar me bardhezinjtë këtë verë, por kryetari i klubit francez Nasser Al-Khelaifi bllokoi këtë lëvizje.
Ishte raportuar se 29-vjeçari ishte i pakënaqur me veprimet e PSG-së, por ai këmbëngul se ai është i kënaqur që ka mbetur në Parc des Princes.
“Po, unë jam shumë i lumtur. Unë jam shumë i lumtur dhe mendoj se këtë e tregoj në fushë”, deklaroi Matuidi për Le Parisien, transmeton Telegrafi.
“Unë kënaqem, nuk kam asnjë keqardhje sot. E gjitha ka mbetur pas meje, i takon në të kaluarën. Jam i fokusuar dhe i angazhuar për PSG-në”, përfundoi francezi. /Telegrafi/