Site icon Telegrafi

Matuidi mund të blihet për 30 milionë

Juventusi thuhet se mund të marrë Blaise Matuidin, nëse ata ofrojnë 30 milionë euro për Paris Saint-Germain.

Bianconerët besohet të jenë të interesuar në reprezentuesin francez si një zëvendësim për bashkëkombësin e tij, Paul Pogba, i cili u bashkua me Manchester Unitedin për 105 milionë euro.

Megjithatë, kampionët francezë nuk duan të shesin dhe trajneri Unai Emery ka paralajmëruar se një ofertë e madhe do të jetë e nevojshme për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Lexo po ashtu David Luiz largohet nga PSG?

Sipas Premium Sport, çmimi i kartonit të tij është 30 milionë euro, por deri tani nuk ka dallim të madh në mes të ofertës së ‘Zonjës së Vjetër’ dhe çmimit që PSG kërkon.

Në rast dështimi të këtij transferimi, Juventus ka në plan opsione tjera, si Axel Witsel i Zenit St. Petersbroug dhe Marcelo Brozovic i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version