Blaise Mautidi do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampionët e Italisë kanë bërë ndryshime në shtabin teknik, pasi tani skuadra udhëhiqet nga Maurizio Sarri që nuk e preferon mesfushorin francez.
Kontrata e lojtarit me Juventusin pritet të përfundojë në verën e vitit 2020 dhe ai mund të largohet nga klubi për një shumë rreth shtatë milionë euro.
32-vjeçari me gjasë pritet të rikthehet përsëri në elitën e futbollit francez.
Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain mbetet skuadra e preferuar e lojtarit.
Por në garë për t’i fituar shërbimet e tij janë edhe dy skuadrat e mëdha franceze Monaco dhe Olympique Marseille.
Deri më tani i sigurt është vetëm largimi i francezit nga Juventusi, por jo edhe skuadra e tij e ardhshme. /Telegrafi/