Telegrafi

Matuidi kryen testet mjekësore, sot zyrtarizohet si lojtar i Juventusit

Blaise Matuidi i ka kompletuar testet mjekësore te Juventusi dhe sot do të zyrtarizohet transferimi i tij nga PSG. 

Francezi arriti dje në Torino ku i kreu një pjesë të testeve mjekësore, ndërsa pjesën tjetër e mbylli sot.

Lojtari do të zyrtarizohet si futbollist i Juventusit sot gjatë ditës.

“Blaise Matuidi i ka kompletuar testet mjekësore”.

“Francezi arriti dje në Torino ku i kreu testet në J|Medical”, thuhet në njoftimin e klubit.

Matuidi ka ardhur nga PSG për shumë e 20 milionë eurove dhe bonuset. /Telegrafi/