Site icon Telegrafi

Matuidi: Kërkova Juventusin, por jam i lumtur në PSG

Blaise Matuidi pranon se ai donte Juventusin, por nuk është i pakënaqur në Paris Saint-Germain.

Mesfushori u afrua shumë bashkimit me radhët e Bianconerëve këtë verë, por skuadra franceze bllokoi këtë transferim.

“Ka qenë një ofertë konkrete. Po, në një pikë të caktuar kam dashur të largohem. Klubi ka vendosur ndryshe, dhe ne duhet të pranojmë atë”, ka thënë Matuidi për Le Parisien, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Juventusi do të tentoj transferimin e Matuidit në janar

“Unë e di se klubi ka një besim të madh të vendosur në mua. Ne kemi pasur disa diskutime shumë të gjata me trajnerin dhe jam i rëndësishëm shumë për klubin, kur kanë bërë vendimin e tyre”.

“Është e vërtetë se kjo ishte një periudhe delikate për mua, sepse kam pasur një dëshirë dhe nuk u përmbush. Por, unë nuk jam i pakënaqur në PSG, jam shumë i lumtur”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/

Exit mobile version