Site icon Telegrafi

Matuidi: Higuainin e kam mik, kam tentuar ta qetësoj

Gonzalo Higuain i dëshpëruar nga përjashtimi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Të gjithë janë në pritje të një dënimi të mundshëm të Gonzalo Higuain pas sjelljeve jo të mira drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes Milan-Juventus.

Argjentinasi ishte i nervozuar me përjashtimi dhe kështu nervozen e tij e shprehi më shumë sa që duhej.

Pipitan tentuan ta qetësojnë shumë lojtarë, në mesin e tyre dhe Blaise Matuidi.

Matuidi ishte një nga ata që tentonte vazhdimisht të qetësonte Gonzalo Higuainin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ka shumë ndeshje deri në fund të këtij kampionati, duhet të mendosh dhe të shikosh për të ardhmen”.

“Për këtë edhe kam tentuar ta qetësoj, kam folur me atë pas përjashtimit, e dua shumë si një mik”, ka thënë Matuidi për Sport Mediaset.

Lexo po ashtu Higuain: Kërkoj falje, nuk jemi robotë

Francezi vazhdon të jetë një nga më të mirët te Zonja e Vjetër, ai tashmë në këtë sezon ka regjistruar 15 paraqitje dhe dy gola.

31-vjeçari ishte në të kaluarën pjesë e Paris Saint Germainit, Saint Etienne dhe Troyes. /Telegrafi/

Exit mobile version